Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, të miturit kanë ndjekur kursin për Ndihmën e Parë.
Kjo iniciativë synon aftësimin e tyre, duke u ofruar mundësinë për të mësuar një aftësi të vlefshme për gjithë jetën. Përveç kësaj, u jep të miturve një mundësi të rëndësishme për të mësuar si të ofrojnë ndihmë të menjëhershme në raste urgjente.
Përmes këtij trajnimi, të miturit zhvillojnë aftësi që mund të jenë jetike jo vetëm për ta, por edhe për të tjerët në raste aksidentesh apo krizash shëndetësore.
Kjo kontribuon në krijimin e një mjedisi më të sigurt brenda qendrës korrektuese dhe i përgatit ata për t’u rikthyer në shoqëri me njohuri e aftësi të reja, që mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjeve të jetëve, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /2LONLINE/