DYLON

37 nënoficerë përfunduan “Kursin e Liderit Luftarak”

37 nënoficerë përfunduan “Kursin e Liderit Luftarak”
Avatar photo Redaksia

Sot në ambientet e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj përfundoi me sukses “Kursi i Liderit Luftarak”. Ky kurs është baza e një ushtaraku profesionist, sot këta nënoficerë po transformohen nga lider individ në lider frymëzues të skuadrës, njofton FSK.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është qendër e gravitetit për edukimin, zhvillimin profesional dhe stërvitjen e gjeneratave të reja. Shkolla e Nënoficerëve është duke punuar me përkushtim për të ndërtuar dhe zhvilluar sistem të vlerave ku nënoficerët janë drejtues të taktikave, teknikave, disiplinës dhe standardeve bashkëkohore të bazuara në doktrinën e ushtrisë amerikane.

EkoHigjiena

Tridhjetë e shtatë nënoficerët që diplomuan sot do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në detyra dhe përgjegjësi për shërbim në të gjitha njësitet e FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.