DYLON

Diplomon gjenerata e parë e kursit të rreshter-majorëve të FSK-së

Diplomon gjenerata e parë e kursit të rreshter-majorëve të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë e edukimit në këtë nivel, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Forca e Sigurisë është ndërtuar dhe po edukohet mbi bazën e vlerave perëndimore dhe standardeve më të larta të Ushtrisë Amerikane.

EkoHigjiena

Ky projekt është mbështetur direkt nga Garda Kombëtare e Ajovas dhe Ushtrisë Amerikane në edukimin e instruktorëve të FSK-së.

Shkolla e Nënoficerëve dhe instruktorët e FSK-së, realizuan me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve.

Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj, në emër të komandantit të FSK-së i uroi të diplomuarit për sukseset e arritura gjatë shkollimit dhe falënderoi të pranishmit.

Pesëmbëdhjetë nënoficerët e diplomuar do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.