Gjatë kontrollit rutinë të rrobave të një të burgosuri, të sjella nga familjarët, zyrtarët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan kanë zbuluar substancë të dyshuar narkotike, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Substanca është konfiskuar menjëherë dhe për incidentin është njoftuar Policia e Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, duke përfshirë edhe luftimin e kontrabandës dhe substancave narkotike, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës. /2LONLINE/