”Për Ditën Botërore të Ndihmës së Parë, Qendra ”Don Bosko”, në Gjilan në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Dega në Gjilan, zhvilluan një ligjëratë për dhënien e ndihmës së parë të ligjëruar nga Instruktorja, Anilë Mustafa”, bëhet e ditur në një njoftim të Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan.
Nxënësit nga kjo ligjëratë u informuan se si duhet reaguar dhe çfarë duhet të bëjnë në rast të ndonjë aksidenti.
Ata u informuan se si duhet te sigurohet vendi ngjarjes u informuan se si duhet dhënë frymëmarrja artificiale, parandalimi i gjakderdhjeve, ngufatjeve thyerjeve, hipotermisë, dhe helmimit!
“Falënderojmë Qendrën Don Bosko për mikpritjen fantastike”, bëhet e ditur në një njoftim të Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Gjilan. /2LONLINE/