36 vjet më parë nga dora vrastare në Untergrupenbah të Shtutgartit në Gjermani ranë tre pishtarët e lirisë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Ishte natë dimri i acartë i 17 janarit të vitit 1982 kur tre figurat në dalje prej banesës u vranë tinëzisht nga UDB-ja Jugosllave.
Ishte vrasje e dhimbshme kur Kosova kishte më shumë se kurrë nevojë për ta, kur Kosova lëngonte nga shtypja dhe robëria, ata u ngritën mbi vetveten, mbi shtypjen e mbi të gjitha mbi mizoritë që I bënte Beogradi ndaj shqiptarëve kudo që ishin.
Ishin tre në një luftë me miliona dhe jo vetëm kaq ishin tre në luftë me të dhimbshmen, të kaluarën e shtypur nga pushtuesi serb,ishin tre që për ideal kishin lirin e Kosovës.
Ata u vranë në pabesi dhe nga kjo pabesi mori plagë të rënda e gjithë shqiptaria.
Ndoshta koha shëron plagët, ndoshta ende frymon ndjesia e amanetit të Jusuf Gërvallës, se ”Nëse vrasësi jonë është shqiptar emri i tij mos u zbuloftë kurrë”.
IZMI ZEKA