Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me fotografin Florim Ibrahimaj, ka organizuar sot një ekspozitë të fotografive të ndryshme në parkun e qytetit të Kamenicës.
Lidhur me këtë drejtori i DKRS-së, Arianit Ibrahimi, ka thënë se fotografi Ibrahmiaj kishte fituar një subvencion simbolik në vitin 2019.
“Në parkun e qytetit sot është organizuar një ekspozitë e fotografive të fotografit Florim Ibrahimaj. Fotografi Ibrahimaj pati fituar një subvencion simbolik në thirrjen publike për subvencione të vitit 2019”, ka thënë ai.
Ndryshe aktivitetet kulturore në Kamenicë po vazhdojnë, ku në kuadër të Festivalit të Muraleve, artisti barcelonas Slim Safon, është duke pikturuar muralin në një nga ndërtesat e qytetit.