Sipas autoriteteve policore, në fshatin Katushnicë të Kamenicës, raportohet se për shkaqe ende të panjohura, në një objekt përcjellës të pompës së derivateve kishte shpërthyer një zjarr.
Zjarri është shuar nga njësitë e zjarrfikësve.
Lidhur me rastin në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe mbetet të hetohet, thuhet në raportin policor.