Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë, Ekrem Mustafa.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar z. Mustafa detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme.
Ndërsa ministri i ri i MPB-së, z. Ekrem Mustafa falënderoi ish-ministrin Gashi për punën që ka bërë në MPB gjatë mandatit të kaluar.