Komuna e Gjilanit ka zgjedhur më mirët në Kulturë, Rini dhe Sport, e në këtë mes, si “Sportiste e dalluar për Junior 2022”, është zgjedhur edhe karateistja juniore Idea Haziri, nga klubi i karatesë “Drita”.
Idea Haziri, e lindur me 31.12. 2013, Për herë të parë u bë pjesë e klubit të karatesë “Drita” me 25 tetor 2021, Për të arritur suksesin e parë në këtë sport vetëm pas 5 muaj stërvitje, në Turneun ” Fushë Kosova Open” ku u stolis me të bronztën, dhe dy javë më pas, ngadhënjeu në Kampionatin shtetëror duke u shpallur Kampione për grup moshën 8 vjeç, në kategorinë KATA.
Për të vazhduar rrugën e sukseseve për ku gjatë gjithë vitit duke u stolisur 13 herë me medalje. 6 të arta,1të argjende dhe 6 të bronzta,
Për t’i dhënë mbështetje hapave të saj drejt suksesit, Drejtoria për kulturë rini dhe sport, nën udhëheqjen e Kryetarit z. Alban Hyseni, Idea u shpall: “Sportiste e dalluar për Junior 2022”
Meritat e suksesit të saj, Idea ia atribuon trajnerëve të klubit, trajnerit Blerim Hajdari dhe trajnerit Reshat Halili, të cilët kanë dhënë maksimumin për këtë sukses.
Synimet e Idea Hazirit janë të drejtuara drejt medaljeve ballkanike dhe europiane për të cilat po vazhdon të punojë pareshtur. /2LONLINE/