Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot (17 shtator 2020), rreth orës 19:30 , Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se ka ndodhur një rast “Plagosje ” me armë zjarri në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit.
“Viktima është shtetas i Kosovës (1982 ) I cili është dërguar me urgjencë në Emergjencë – Spitalin Regjional të Gjilanit dhe sipas mjekut nuk është në rrezik për jete”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai bënë me dije se i dyshimti, po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës (1975 ), me vendbanim në fshatin MaIlishevë, është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Rrethanat e rastit janë duke u hetuar.