DYLON

Lutfi Haziri viziton ‘heronjtë e kufirit’ në Stançiq

Lutfi Haziri viziton ‘heronjtë e kufirit’ në Stançiq
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Shërbime Publike, Naser Korça, ka vizituar të enjten vendbanimet e brezit kufitar, duke përfunduar vizitën tek fermeri Kadri Bajrami, në fshatin Stançiq.

Kreu i Gjilanit theksoi se banorët e Malësisë së Karadakut janë heronjtë kufirit atje, derisa i ka konfirmuar këtij fermeri zhvillimin e projekteve infrastrukturore në këtë fshat të brezit kufitar.

“Vizitova vendbanimet në Malësinë e Karadakut dhe në fund qëndrova tek heronjtë e kufirit, siç është kryefamiljari Kadri Bajrami, një fermer i zoti. Stançiqi dhe Gryka e Karadakut deri tek Maja e Zezë, është kthyer në zonë turizmi, zhvillimit të blegtorisë dhe zhvillimit rural. Bashkë do të vazhdojmë edhe ne Buricë, Lipovicë, Bukovik, Capar e deri në Sllubicë e Kokaj”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.