Derisa Serbia po kolonizon pjesë të Kosovës dhe po pengon kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në pjesën që po kontrollohet nga Serbia, Institucionit e Shtetit të Kosovës po heshtin.
Shkruan: Ismajl Kurteshi
Pas Kongresit të Berlinit të vitit 1878, ku një pjesë e madhe e territorit shqiptar ju dha Serbisë, banorët e mbi 700 fshatra të banuara me shqiptar ne jug të qytetit të Nishit, nënë terrorin e ushtrisë serbe, nga të cilët një pjesë u vran e pjesa tjetër u dëbuan nga pronat e tyre. Një pjesë e të dëbuarve u vendos në Kosovë, ata njihen si “Muhaxher”, pjesa tjetër shkuan në Turqi.
Pas pushtimit të Kosovës nga Serbia në vitin 1912, e sidomos në mese të dy Luftërave Botërore, Përmes projekteve të Grshaninit, Vasa Qubrilloviqit, IvoAndriqit, Pashiqit etj. U organizua shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi dhe vendosja e “Naselenikve”( Kolonve) serb e malazez nështëpitë dhe tokat e shqiptarëve të shpërngulur.
Projekti i ndërprerë për shpërnguljen e shqiptarëve, për shkak të Luftës së Dytë Botërore, vazhdoj pas luftës deri në vitin 1966 kur nga pushteti u largua Aleksandar Rankoviqi. Gjatë kësaj periudhe shqiptarët për shkak të presionit politik dhe ekonomik shkonin nëTurqi, kurse serb e malazez vendoseshin, si “kuadro”, në Kosovë ku ju siguroheshin nga shteti vende të punës dhe banesa.
Pas vitit 1999, disa dhjetëra miliona euro, të buxhetit të Kosovës, u shpenzuan në ndërtimin e shtëpive për serbët që paraprakisht i kishin shitur pronat e tyre dhe ishin shpërngul në Serbi për shkak të kushteve më të mira të jetës. Mbi njëqindmijë shtëpitë e shkatërruara të shqiptarëve nga ushtria e Serbisë u rindërtuan, pa ndihmën e shtetit, me mjete vetanake të pronarëve dhe ndihmave nga jashtë.
Ndërtimi i “Luginës së Diellit” që aktualisht po ndodhë nga ana e Serbisë, në territorin e Shtetit të Pavarur të Kosovës, ku do të vendosen serb nga Knini, Bosnja dhe Serbia,përveç qëështë kolonizim është edhe cenim i sovranitetit të Kosovës. Derisa Serbia po kolonizon pjesë të Kosovës dhe po pengon kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në pjesën që po kontrollohet nga Serbia, Institucionit e Shtetit të Kosovës po heshtin. Kjo vjen si rezultat i marrëveshjeve të dëmshme të Brukselit dhe mungesës së vendosmërisë së Institucioneve të Kosovës, për ta mbrojte sovranitetin e vendit.
Serbia, përkundër cenimit të sovranitetit dhe dëmeve të shumta që po ja sjell Kosovës, po vendos edhe kushte për kthimin në tryezën e dialogut, qëaktualisht asaj po i nevojitet më shumë se sa Kosovës. Derisa ne nuk po e ngrisim zërin as atëherë kur po na cenohet sovraniteti edhe pse mbrojtja e sovranitetit përveç tjerash është edhe obligim kushtetues.
Në vitin 2016 Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me “Luginën e Diellit” i pati propozuar Kuvendit të Kosovësrezolutën në vijim:
R E Z O L U T Ë
1. Qeveria e Kosovës, Ministritë respektive, të nxjerrin vendimet dhe të veprojnë në terren për ndalimin e çdo veprimi lidhur me ndërtimin e një lagje kolonizuese, në veri të vendit.
2. Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të plotësojnë me kuadër tjetër ligjor e normativ parandalimin e iniciativave të tilla me karakter të ndarjes etnike.
3. Ngarkohet Qeveria e Kosovës të hartojë menjëherë planin e masave dhe kalendarin për garantimin e kthimit të qytetarëve shqiptarë dhe rindërtimit të shtëpive të tyre në veri të vendit.
4. Kryeministri i Qeverisë së Kosovës t’i raportojë Kuvendit të Kosovës 60 ditë nga miratimi i kësaj rezolute për gjendjen dhe masat e marra nga Qeveria për kthimin e qytetarëve shqiptarë në pronat e tyre.
P.S. Edhe pse kanë kaluar tri vite nga kjo kërkesë Qeveritë, as ajo e kaluara dhe as kjo aktualja nuk kanë ndërmarr asgjë në këtë drejtim. Kërkesat e evidentuara në Rezolutë janë shumë aktuale edhe tani. Por heshtja e institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës po vazhdon, derisa Serbia po e kolonizon Kosovën.
Deri kur kështu?