Në Lubishtë të Vitisë, po rregullohen disa rrugë bujqësore që lidhin këtë fshat me Ramnishtën, Potgorcin dhe Beguncën
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Lubishtë të Vitisë, për të parë nga afër punimet infrastrukturore që po vazhdojnë në këtë fshat, konkretisht në hapjen dhe rregullimin e rrugëve bujqësore që lidhën me rrugën e quajtur “Rruga e Xhepave”.
Ai nga afër ka ndjekur punimet që sapo kanë filluar në pjesën tjetër të kësaj rruge prej Lubishtës në drejtim të fshatit Beguncë ku edhe është pritur edhe nga banorët e Lubishtës.
“Gjatë këtij takimi ata janë shprehur falënderues ndaj kryetarit Haliti dhe komunës së Vitisë për investimet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen në Lubishtë”.
Përndryshe më pas Haliti ka vizituar edhe punimet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen në pjesën tjetër të Rrugës së Xhepave në Lubishtë, konkretisht në drejtim të fshatrave Ramnishtë dhe Podgorc. /2LONLINE.com/