Tregu i kafshëve në lokacion të ri

Tregu i kafshëve në lokacion të ri

Tregu i kafshëve në komunën e Vitisë, ka filluar në lokacion të ri, në periferi të fshatit Drobesh, ku është  dislokuar nga pjesa tjetër e këtij fshati, me qëllim të lirimit të hapësirës së palestrës sportive dhe krijimit të kushteve më të favorshme sportive në këtë zonë.

Për të parë nga afër punimet që janë kryer në lokacionin e ri, kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi dhe drejtori i Inspektoratit Skender Ahmeti, kanë vizituar tregun e ri të kafshëve. 

Kushtet për zhvillim normal të këtij tregu, në lokacionin e ri janë shumë më të mira, pasi që ekziston edhe uji, rryma dhe peshorja, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkohë, tregu do të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve veterinerë të cilët bashkërisht e kanë fituar tenderin për mirëmbajtje për 5 vitet e ardhshme, ku edhe do të kujdesen për shëndetin e kafshëve e do të kryejnë shërbime të tjera të nevojshme aty.

Edhe nga Inspekcioni dhe Policia është bërë e ditur se gjithçka ka shkuar mirë sa i përket dislokimit të tregut që është bërë sot në lokacionin e ri.

Aktualisht, lokacioni i tregut të ri të kafshëve për komunën e Vitisë në Drobesh, është shtruar me zhavorr, ndërkohë që priten edhe investime të tjera. /2LONLINE.com/

KOMENTE