Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot në kuadër të pakos mbështetëse rreth 26 mijë familje në skemën sociale do të marrin dyfishin e vlerës.
Postimi i tij:
Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.
Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.
Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!