DYLON

Është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro

Është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot është bërë edhe pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Kjo përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit – në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor.

300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton:

✅25% më shumë mbi pensionin bazik,

✅ 9.4%-13.7% më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe

✅ 6%-25% për kategoritë tjera të pensioneve.

Për një shtet për të gjithë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.