Kryesuesja e Bordit të Drejtorëve, Filloretë Gashi Sadiku së bashku me Menaxhmentin e KRU “Hidromorava” Sh.A. të përfaqësuar nga Ymer Salihu – Kryeshef Ekzekutiv, pritën në takim përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave – ARRU, Hajrije Morina – Drejtoreshë, Abedin Azizi dhe Lule Aliu.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me çështjet e identifikuara gjatë procesit të auditimit dhe inspektimit si dhe ndryshimet e parashikuara në metodologjinë e përcaktimit të tarifave.
”Vlerësimi i ARRU-së ndaj KRU “Hidromorava” Sh.A. për vitin 2023 ka qenë pozitiv si në aspektin e realizimit të caqeve lidhur me investimet, ashtu edhe në raportin sa i përket besueshmërisë”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.
Në fund të takimit, mysafirët u falënderuan për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për këshillat dhe rekomandimet e dhëna për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve. /2LONLINE/