Komuna e Vitisë së bashku me Shoqatën Humanitare ”Vitia” dhe të gjitha shoqatat humanitare nga kjo komunë që veprojnë në diasporë, nga prag të festës së Vitit të Ri kanë shpërndarë sot pako ushqimor për rreth 500 familje skamnore.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur këtë aksion, duke veçuar kontributin e diasporës vitiase, e cila sipas tij gjithmonë ka qenë shtyllë kryesore e ekonomive familjare në Kosovë.
E, Xhavit Islami nga Shoqata “Vitia” pasi falënderoj të gjithë donatorët që bënë të mundur realizimin e këtij aksioni shtoj se edhe në të ardhmen kjo shoqatë do të jetë pranë të nevojtarëve.
Perndryshe u bë ditur se Komuna e Vitisë dhe Shoqata “Vitia” do të përurojnë dy shtëpi për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe atë në fshatrat Gërmovë dhe Gjylekar.