Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës në koordinim me njësitë e saj, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve – 1 Tetor.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, zyrtarë nga kjo Drejtori kanë vizituar 10 persona të moshuar pa përkujdesje familjare, ku gjatë bisedës me ta i evidentuan sfidat dhe vështirësitë nëpër të cilat ata po kalojnë.
Poashtu të njejtëve i’u ka shpërndarë ushim dhe pije (shujtë ditore). /2LONLINE/