Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në një aksion kanë arrestuar 29 refugjatë të cilët nuk kishin dokumentet identifikimi. Policia në bashkëpunim me pjesëtarët e njësisë anti-terrorizëm në kopshtin e një shtëpie në fhstain Samolicë të Komunës së Bujanocit kanë gjetur 29 refugjatë, armë pa leje si dhe dy vetura me targa të falsifikuara për të cilat dyshohet se janë shfrytëzuar kalim ilegal të kufirit dhe trafikim me njerëz”, thuhet në njoftimin e MPB, transmeton Titulli.com.
Me urdhër të zëvendës prokurorit të Prokurorisë Themelore në Vranjë është sjellë vendimi për paraburgim deri në 48 orë të L.J (1993) nga rrethi i Preshevës me arsyen për dyshimet se ka kryer vepër penale kalim ilegal i kufirit dhe trafikime njerëz.
Sipas njoftimit të policisë është ngritur padi edhe ndaj dy personave tjerë me dyshimin për armëmbajtje pa leje, materialeve eksploduese dhe falsifikim të tabelave të regjistrimit të lidhur me këtë rast.