DYLON

Presidenti Thaçi priti përfaqësuesit e ish të burgosurve politikë

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, të kryesuar nga Meriman Braha. Presidenti Thaçi shprehu konsideratë të lartë për kontributin e ish të burgosurve politikë, të cilët, si rezultat i angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e vendit, me vite të tëra kaluan në burgjet jugosllave.

“Kjo kategori e dëshmuar e shoqërisë po trajtohet në mënyrë institucionale dhe kompensimi për ditët e kaluara në burg është një shenjë e kujdesit shtetëror për ata dhe familjet e tyre”, theksoi presidenti Thaçi.

EkoHigjiena

Në emër të delegacionit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Meriman Braha uroi presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së kreut të vendit dhe e falënderoi atë për kujdesin institucional.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjetjen e një zgjidhjeje për funksionimin sa më të mirë të kësaj shoqate në kryerjen e aktiviteteve të saj, si dhe për mundësinë që, brenda kompetencave ligjore, presidenti të dekorojë disa figura të shquara nga radhët e ish të burgosurve politikë të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.