Kursi i Lartë për Nënoficer ka filluar të realizohet në FSK që nga viti 2016. KLN është kursi më i avancuar për zhvillimin e NOF në kuadër të trajnimeve në KDS, modulet kryesore të këtij kursi janë: udhëheqja dhe menaxhimi, fitnesi fizik dhe ceremoni, taktikat dhe operacionet, planet dhe urdhrat, organizimi dhe detyrat shtabore.
Në ceremoninë e organizuar morën pjesë Zëvendës komandanti i KDS-së Kolonel Mehmet Lladrovci, shefi i shtabit nënkolonel Arsim Shaqiri, përfaqësues të NALT, oficer e nënoficer të FSK-së.
Komandantit i Shkollës së Nënoficerëve( SHNO-së) i përgëzoI nënoficerët për rezultatet e treguara gjatë realizimit të kursit ,dhe vlerësoi lartë përkushtimin dhe disiplinën e treguar.
Për arritje të larta u shpërblyen Rreshter i Klasit të Parë Arian Sokoli me çmimin “Arritje Akademike” dhe Rreshter i Klasit parë Besim Nuha me çmimi “Instruktor i Dalluar” /2LONLINE/