Sot, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka përfunduar “Kursi bazik i oficerëve për këmbësori” i realizuar për herë të parë nga instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës mbështetur nga ekipet amerikane te SATMO dhe ODC.
Për t’i uruar pjesëtarët e Forcës për përfundimin e këtij kursi, në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin edhe shefi i stafit të shtabit të përgjithshëm, gjeneral brigade Ilir Qeriqi dhe Komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral Brigade Jeton Dreshaj.
Gjeneral Qeriqi ne emër te Komandantit te FSK-se Gjenerallejtënant Bashkim Jashari i përshëndeti dhe i përgëzoj për këtë arritje dhe përfundimit me sukses te kursit baze te oficerit dhe njeherit përgëzoj grupin e kursantëve që përfunduan këtë kurs të realizuar me përkushtim maksimal dhe nivel të lartë të përgatitjes profesionale.
Kursi ishte i bazuar në një program të detajuar, që kombinonte pjesën teorike me atë praktike, ku kursantët u aftësuan dhe u testuan për aftësi taktike të avancuara të këmbësorisë dhe udhëheqjes në fushëbetejë, dhe gjithashtu u kualifikuan dhe u vlerësuan për potencialin e lidershipit të tyre, udhëheqjen me shembull dhe punën ekipore.
Ne këtë kurs janë integruar edhe te posa diplomuarit ne akademitë prestigjioze si ; West Point, Sandhurst, Shqipëri dhe QSU.
Kursi kishe për qëllim avancimin dhe ngritjen profesionale, në mënyrë që lidershipi ushtarak të jetë sa më i përgatitur për tu përballur me sfidat e tanishme, dhe ato që mund të paraqiten në të ardhmen, njofton FSK. /2LONLINE/