Në klinikën Infektive të QKUK-së, janë të hospitalizuar 20 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon;
14 raste janë në gjendje stabile.
5 raste në gjendje te rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,
Në repartin e mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.