Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas raportit të Dr. Sadije Namani, specialiste-infektologe, aktualisht janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 pacientë.
Nga 9 pacientët e infektuar me Covid-19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si
• 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).
Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.