Nuk është larg mendsh të dalin fitimtarë të dy palët në këtë proces!

Nuk është larg mendsh të dalin fitimtarë të dy palët në këtë proces!

Nga praktika e deritanishme e vendimmarrjes sa i përket disa çështjeve të ndjeshme nga gjykata kushtetuese nuk është larg mendsh të dalin fitimtarë të dy palët në këtë proces.

Nga: Arben MEHMETI

Kjo formë e fitores së përkohshme të dy palëve në këtë proces sa i përket dekretit të presidentit është me emërtimin “vazhdimi i pezullimit” sikur vendimmarrja në lidhje ne ligjin e pagave dhe zyrtarëve publik.

Presioni i madh publik dhe politik në lidhje me këtë çështje ndoshta edhe mund të jetë një argument “popullist” për gjykatën kushtetuese që në këtë kohë pandemie të mos provokoj ndryshim të gjendjes politike.

Ndërsa ne veç kemi njohuri edhe ma herët që gjykata kushtetuese në lidhje me vendimin qeveritar për masat kufizuese qytetare kishte shpallur antikushtetues por se kishte lejuar zbatimin deri në një kohë.

Prandaj nga kjo praktikë e deritanishme dhe mbi bazën e deklarimeve edhe të gjykatës kushtetuese vështirë se mund të pritet vendim meritor, por se “Vendim jo meritor,transitor”,respektivisht shtyrje të vendimmarrjes përfundimtare.

KOMENTE