“Në periudhën janar – tetor 2021 në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u realizuan 1 mijë e 564 raste të intervenimit në sallat e saj operative, si dhe 3 mijë e 72 raste të aplikimeve intravitreale të anti VEGF (injeksion brenda në sy), bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Në saje të raportit të punës, me udhëzim të mjekëve specialistë, 1 mijë e 564 pacientë ishin të shtrirë në repartet e Klinikës së Syve për trajtim të vazhdueshëm mjekësor, pas intervenimit.
Numri i vizitave ambulantore specialistike, subspecialistike, diagnostike dhe laboratorike, gjatë këtyre 10 muajve arriti në 22 mijë e 500, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/