“Është rritur dukshëm numri i vizita specialistike dhe hospitalizimeve, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë të Qendrës Klinike dhe Unversitare të Kosovës”, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Fluksi i madh i rasteve në këtë klinikë, është vërejetur sidomos në pesë ditët e fundit, ku sipas raportit zyrtar, trajtim në ambulancat specialistike kanë marrë 1122 pacientë, ku prej tyre 123 janë shtrirë për trajtim të mëtejmë shëndetësor.
Mbingarkesë ka pasur edhe Emergjenca Pediatrike, në 5 ditët e fundit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 703 pacientë, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/