Në kategorinë e numrit të lëndëve të zgjedhura në vitin e kaluar mbi 120 gjykata në Serbi, Gjykata Themelore në Bujanoc ka fituar vendin e tretë.
Këtë vendim e ka ndarë Këshilli i Lartë Gjyqësorë në Serbi dhe përfaqësuesit janë shprehur se është rezultat i mirë, shkruan “vranjske”.
Kryetari i Gjyqit në Bujanoc, Bojan Milenkoviq thotë se kjo është e arritur e madhe për Gjykatën Themelore në Bujanoc që numëron 11 gjyqtarë, transmeton Titulli.com.
“Ne kemi 8.582 lëndë në të gjitha materialet por nuk kemi lëndë më të vjetëra se 5 vite. Punojnë 8 gjyqtarë serb dhe 3 shqiptarë ndërsa puna është organizuar shumë mirë mes vete dhe e dim saktë numrin e lëndëve të zgjedhura në muaj për secilin gjyqtarë”, theksoi Milenkoviq.
Gjykata Themelorë në Bujanoc është e para në Rrethin e Pçinjës që ka vendosur “Tabelën Elektronike” e cila I mundësonë palëve informimin rreth seancave.
BURIMI: Titulli.com