Kjo aktivitet është organizuar nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN – KCIC), ndërsa është përkrahur financiarisht nga Komuna e Kamenicës, USAID, dhe Mercy Corps.
Me rasti ne hapjes së ceremonisë së këtij kampi, kreu komunal i Kamenicës Shaip Surdulli ka thënë se kanë përkrahur këtë aktivitet dhe do të përkrahin edhe në të ardhmen aktivitete të tilla, por kjo varet edhe nga mundësitë buxhetore që kanë komunat për këso veprimtarish.
Edhe përfaqësues të USAID-it dhe të Mercy Corps të rinjve të këtij kampi u kanë premtuar mbështetje duke u dëshiruar atyre një ditë të mirë, në aktivitetet që ishin të parapara gjatë ditës.
Ndërsa Enver Kçiku nga KCIC-ja, organizatore e këtij kampi, ka thënë se ekziston numër i madh i të papunëve, e sidomos papunësia është e shprehur tek të rinjtë, edhe të atyre të cilët kryejnë fakultetin dhe mbesin të papunësuar.
Andaj përmes këtij projekti, sipas Kçikut, u ofrohet rasti, që të jenë pjesëmarrës në projekt, që do të ndihmoj në përgatitjen e tyre për punësim, përvojë pune në biznese, mundësi për punësim në të ardhmen, si dhe rast për të filluar biznesin e tyre.
Aktivitetet e këtij kampi, gjatë ditës së sotme kanë qenë të shumta, si loja e futbollit, si dhe valle të ndryshme popullore. /2lonline/