Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për një rast: “Armë mbajtje pa leje”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan. ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Novobërdë, me 28 qershor 2021, rreth 09:30, në bazë të Urdhrit të Gjykatës kanë kryer kontrolli shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshimtit, banor i fshatit Kuvcë , nën dyshimin se posedon armë ilegale.
Gjatë kontrollit në kanalin e garazhit është gjetur një pushkë gjuetie dytytëshe.
“Arma e gjetur është konfiskuar dhe në konsultim me prokurorin rasti i kalohet Prokurorisë Themelore në Gjilan me procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/