Komuna e Kamenicës edhe sonte është duke vazhduar pastrimin e rrugëve nga bora në të gjitha lokalitet.
Falë angazhimit dhe punës së palodhshme të kompanisë së kontraktuar, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dhe Ministrisë së Infrastrukturës, janë pastruar pothuajse të gjitha rrugët, thuhet në njoftimin e komunës.
Mirëpo një ndihmë shumë të madhe kanë dhënë edhe fermerët, të cilët kanë fituar subvencione nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ata kanë arritur të pastrojnë lokalitetet në të cilat jetojnë me anë të plugjeve që kanë fituar si subvencione, duke ua lehtësuar qarkullimin banorëve të atyre zonave.
Lokalitetet ku ata kanë ndihmuar për pastrimin e rrugëve janë:
Tërstenë, Zajçec, Tugjec, Feriqevë, Rahovicë dhe Poliqkë.
Bashkë me ta gjatë ditës së sotme ishte edhe drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi dhe drejtoresha e DMSH-së, Pajtesa Krieziu.
DBPZHR ka shpërndarë gjashtë plugje bore dhe të gjithë sot kanë qenë në funksion.
Komuna dhe DBPZHR është falënderuese ndaj angazhimit të madh të këtyre fermerëve, thuhet në fiund të njoftimit.