DYLON

Kadriu: Lumir, Anamorava të bani ministër, mos e nguc!

Kadriu: Lumir, Anamorava të bani ministër, mos e nguc!
Avatar photo Redaksia

Ish zëvendësministri i Minsitrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka reaguar ndaj deklarimit të Ministriti të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikut, në lidhje me autostradën “Agim Ramadani”, segmenti Bresalc – Dheu i Bardhë, përkatësisht për mundësinë e anulimit të tenderit 110 milionë euro, për 24 kilometrat Banullë – Dheu i Bardhë.

“Nuk qëndron ajo që ka deklaruar ministri Abdixhiku, sepse projekti me kodin 15090, e ka buxhetin e vet të planifikuar në KAB 2020-2022, dhe se është çështje formale aprovimi nga ana e qeverisë së re. Nëse ministri Abdixhiku dhe kryeministri Kurti mendojnë që ta ndalin këtë projekt për ta destinua dikah tjetër, e kanë shumë gabim sepse nuk do të lejohet kjo”, ka shkruar ndër tjerash Kadriu.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Mbi 30 mijë vota nga Gjilani për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe si shpërblim për këtë mbështetje po duan me e ndalë autostradën “Agim Ramadani”, segmenti Bresalc – Dheu i Bardhë.

Sot, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, njeriu që vjen nga Lugina e Preshevës, deklaron se do ti ndal procedurat e tenderimit të këtij projekti i cili u nis pas 20 vjetëve dhe që lidhë shqiptarët mes vete, gjegjësisht Kosovën me Luginën.

Nuk qëndron ajo që ka deklaruar ministri Abdixhiku, sepse projekti me kodin 15090, e ka buxhetin e vet të planifikuar në KAB 2020-2022, dhe se është çështje formale aprovimi nga ana e qeverisë së re. Nëse ministri Abdixhiku dhe kryeministri Kurti mendojnë që ta ndalin këtë projekt për ta destinua dikah tjetër, e kanë shumë gabim sepse nuk do të lejohet kjo.

Mbetem shumë i vendosur që bashkë me qytetarët e Gjilanit ti mbrojmë të gjitha projektet e filluara dhe ato të planifikuara nga qeveria Haradinaj, e cila për herë të parë ktheu vëmendjen e pushtetit qendror kah Anamorava. Pres mbështetjen edhe te kreut të Komunës, Lutfi Haziri, në mënyrë që këto projekte të aprovohen në buxhetin e 2020-së.

R. K

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.