Rikthehen ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll, vëmendja në Skenderaj

Rikthehen ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll, vëmendja në Skenderaj

Temperaturat mund të jenë të ftohta në këto ditë dimri, por përballjet e çerekfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës priten të jenë mjaft konkurruese.

Vëmendja kryesore do të jetë në duelin ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt me fillim nga ora 12:30.

Të dy skuadrat janë përgatitur maksimimalisht, teksa kërkojnë me çdo kusht kalimin në gjysmëfinalen e DigitAlb Kupës.

Gjysmë ore më vonë fillon edhe takimi tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë, me kryeqytetasit favorit apsolut përballë të rinjëve vushtrrias që stinorin pranveror e kanë nisur me ‘flamur të bardhë’.

Dy përballje do të zhvillohen këtë të shtunë ndërkohë, një tjetër zhvillohet të dielen dhe takimi i fundit i kësaj faze zhvillohet të mërkurën.

KOMENTE