Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Kamenicë është hapur ekspozita personale e artistes Arbenita Kërqeli.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, ka thënë se ekspozita si kjo padyshim pasurojnë jetën kulturore të Kamenicës.
”Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës u mbajt ekspozita personale e artistes së mirënjohur Arbenita Kërqeli. Në këtë mbrëmje kulturore, patëm mundësinë ta shohim nga afër stilin unik e të veçantë të pikturave të artistes në fjalë. Ekspozita si kjo padyshim pasurojnë jetën kulturore të Kamenicës. Falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen”, ka thënë ai.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në muajin nëntor. /2LONLINE/