Në fshatin Kabash të Vitisë, Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2019-2021.
Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim i kanë njoftuar qytetarët e pranishëm mbi buxhetin komunal për vitin në vijim dhe atë në kategoritë e ndryshme.
Megjithatë gjatë këtij takimi është folur më shumë mbi prioritetet e fshatit Kabash për investime kapitale për vitet në vijim.
Banorët ndër tjerash kërkuan që komuna të punoj në ndërtimin e trotuarit, rregullimin e rrugëve fushore si dhe në projekte të tjera kryesisht infrastrukturore.