/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste kur pas kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur pushkë gjuetie. Policia raste i ka karakterizuar si “posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa që të dyja raste kanë kaluar me procedurë të rregullt.
Në fshatin Gmicë, të Kamenicës, raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e tipit Altay-Magnum kalibri 12 mm. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Në fshatin Feriqevë, , të Kamenicës, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e llojit Double Barrel me 19 copë fishekë të kalibrit 16 mm. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustruese