Në Gjykatën themelore në Bujanoc janë emëruar edhe dy gjykatës të rinj, Nedretan Rexhepin dhe Dragana Nakiq të cilët deri më tani kishin rolin e ndihmës gjykatësit.
Rexhepi dhe Nakiq u zgjodhën me vendim të Kuvendit të Serbisë më 6 maj, ndërsa betimin e kanë dhënë më 19 maj të këtij viti.
Me gjithë përpjekjet politike shqiptare, integrimi më i madh i shqiptarëve në institucione të gjyqësorit në Bujanoc dhe Preshevë vazhdon të mbetet i vogël në krahasim me popullsinë.
BURIMI: Titulli.com