Policia shqipton 226 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 1 mijë e 800 gjoba trafiku

Policia shqipton 226 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 1 mijë e 800 gjoba trafiku

Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid. Policia ka shqiptuar 226 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 800 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 31 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 19 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 8 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE