Organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve “Ali Hadri”, në Gjilan është mbajtur simpozium shkencor kushtuar jetes dhe vepres së kolosit të kombit, Mulla Idriz Gjilani në 70 aktivitet e rënies, aktivitet ky që i është bashkangjitur dhejtëra të tjerave në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, kryetari i KBI’së në Gjilan, Naim Aliu, historian dhe përfaqësues politik e institucional të tjerë.
Kryetari i Gjilanit ka rikonfirmuar se më 28 nëntor figura e Mulla Idriz Gjilanit do të skalitet në broz në një vend meritor në qendër të Gjilanit.
“Mulla Idriz Gjilani u kryengrit në kohët më të vështira dhe mbiemrin e tij ia la historia. Në Luftën e Dytë Botërore, kur iu mohua Atdheu dhe Zoti, ai e la familjen e tij dhe u kryengrit. Mohimi i atdheut për të ishte mohim i gjithçkaje dhe natyrisht edhe misioni i tij prej predikuesi të fjalëve të Zotit, u bë shembulli se si duhet të kryengitesh. Në histori, ai e la thirrjen më të madhe të luftëtarëve të Karadakut: në emër të Zotit e Atdheut”, tha kryetari Haziri.
Myftiu Naim Tërnava theksoi Mulla Idriz Gjilan tërë jetën ia kushtoi edukimit, arimimit dhe përparimit të popullit të tij, si dhe organizimit dhe mbrojtjes së vendit të tij deri në flijim
“Ideali për lirinë e vendit tonë për liri nuk u shuar asnjëherë. Ky ideal u bartë brez pas brezi dhe falë angazhimit të bijëve dhe bijave tona, falë ndihmës së miqve tanë ndërkombëtar, tash e dy dekada ne jemi të lirë. Është rast i mirë që të shpalosen vlera, figura dhe sakrifica sublime e hoxhës, myftiut, edukatorit, patriotit, prindit e familjarit, Mulla Idriz Gjilani, i cili tërë jetën ia kushtoi edukimit, arimimit dhe përparimit të popullit të tij, si dhe organzikmit dhe mbrojtjes së vendit të tij deri në flijim”, ka thënë Tërnava.
Një fjalë përshëndetëse në këtë ngjarje e ka pasur edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, i cili folin në superlative për figurën e Mulla Idrizit.
Simpoziumi po vazhdon me kumtesa nga historianët dhe përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.