Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit të Gjilanit, përkatësisht Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është mbajtur tryezë diskutimi lidhur me krerët institucuinalë lidhur me problematikën e qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.
Në këtë tryezë, pos kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, ka marrë edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, kryetarit i Bujanocit, Nagip Arifi, nënkryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, përfaqësues të Këshillit Nacional Kombëtar, sikurse edhe deputetët e Kuvendit të Republikës, Luan Aliu dhe Arjeta Rexhepi.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi konstatoi problematikën e madhe që përballen qytetarët e Luginës lidhur me mungesën e pajisjes me dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe pasivizimin e adresave në komunat përkatëse, theksoi se bashkërisht do të punojmë në gjetjen e mundësive që këta qytetarë sa më parë të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm.
Në këtë takim, po ashtu, është prezantuar edhe një raport nga Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mbi gjendjen reale dhe problemet që ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët jetojnë në komunën e Gjilanit. /2LONLINE/