DYLON

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e radhës

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi.

EkoHigjiena

Në rend dite për diskutim ishin këto pika:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.Informatë nga Policia për gjendjen e sigurisë në Komunë;

3.Diskutim për projektet e infrastrukturës të vitit 2023 të cilat ndikojnë në sigurinë e qytetarëve ;

4.Të ndryshme.

Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar, ia kaloi fjalën Komandantit të Policisë Florim Klaiqi për të folur për sigurinë në Komunë.

Komandant Klaiqi theksoi se siguria në Komunë është në nivel duke thënë se Policia është duke u kujdesur për mbarëvajtjen e rendit dhe nuk ka hapsirë për shqetësim.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar për trotuarin dhe ndriçimin në Komunën e Kamenicës, projekte këto që janë të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve, ku u theksuar se në disa fshtra ka filluar këto projekte. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.