Në Gjilan është mbajtur të martën testi i nxënësve i tetë shkollave për matematikë dhe shkenca shoqërore.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, drejtoreshën e DKA-së, Albana Demiri dhe zëvendësministren e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna.
Me këtë rast, fat dhe suksese u ka uruar nxënësve kryetari Hyseni dhe përfaqësuesit tjerë institucionalë, duke shfaqur shpresën se do të arrijnë një rezultat të mirë, në mënyrë që gjatë shkollimit tutje të kenë një të ardhme më të mirë. /2LONLINE/