DYLON

Antidroga e Policisë vë në pranga katër të dyshuar, sekuestrohet drogë, para, armë, municione dhe dy automjete

Antidroga e Policisë vë në pranga katër të dyshuar, sekuestrohet drogë, para, armë, municione dhe dy automjete
Avatar photo Redaksia

Antidroga e Policisë së Kosovës vë në pranga katër persona të dyshuar në Prishtinë, sekuestrohet drogë, para, armë, municione dhe dy automjete

Më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

EkoHigjiena

Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes:

1. A. N. (1969)

2. A. I. (1990)

3. A. N. (1977) dhe

4. D.Sh. (1989

Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim:

• (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë

• (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë

• (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

• (1) armë zjarri- revole

• (2) karikatorë

• (14) fishekë

• (9267) euro

• (450) franga

• (1700) lekë

• (10) dollarë kanadez

• (3) telefona celular

• (3) peshore digjitale

• (2) automjete

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

Antidroga e Policisë së Kosovës vë në pranga katër persona të dyshuar në Prishtinë, sekuestrohet drogë, para, armë, municione dhe dy automjete /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.