Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal –Lindje (AZHR Lindje), ka organizuar sot në Gjilan punëtorinë, përkatësisht sesionin informues në lidhje me thirrjen “Programi për Zhvillim Rajonal 2022’ (Investime Kapitale).
Të pranishëm në këtë punëtori ishin Drejtoret e Drejtorive për Zhvillim Ekonomik nga 11 Komunat e Rajonit Lindje, derisa nga Gjilani mori pjesë Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik së bashku me Agim Zekën, drejtor ekzekutiv i AZHR – Lindje.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte informimi sa më i detajuar lidhur me këtë mundësi për financim të projekteve komunale dhe ndër-komunale.
Vlera e projekteve me të cilat komunat mund të aplikojnë mund të jetë nga 50 mijë deri në 500 mijë euro. /2LONLINE/