Me përkrahje të programit të USAID-it, në Gjilan është mbajtur të martën punëtoria me gratë ndërmarrëse me temën “Qasja në financa dhe aplikimi për kredi”.
Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, ka përshëndetur dhe përgëzuar gratë ndërmarrëse për të arriturat e tyre të deritanishme.
Kjo punëtori ka për qëllim të ofrojë këshilla, ndihmë teknike në informata lidhur me qasjen në financa dhe aplikimin për kredi, duke iu ndihmuar në identifikimin e mundësive të ndryshme për kredi.
Gjatë trajnimit është diskutuar edhe rëndësia e të pasurit pronë dhe zhvillim të biznesit dhe mirëqenies sociale. /2LONLINE/