Në Palestrën sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan është mbajtur turneu ndërkombëtar “16 Qershori” ku morën pjesë rreth 150 garues për grupmoshat U13, U15 dhe U18.
Ky turne është organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Gjilani” nga Gjilani. Nga Kosova pjesmarrës kanë qenë këto klube: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Kastrioti”, KXh “Gjilani”, KXh “Peja”, KXh “Prishtina”. Ndërkaq, pjesëmarrës ishin edhe klubet nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Prezent në këtë garë ishte sekretari i përgjithshëm i Federatës së Xhudos të Kosovës, Korab Morina, anëtari i bordit i Federatës së Xhudos të Kosovës, Anton Cena, të cilët i përcollen ndeshjet nga afër dhe e udhëhoqën garën. Kurse drejtësinë në këtë garë e ndanë gjyqtarët, Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.
Klubi më i suksesshëm me 19 medalje të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronzta u shpall KXh “Ippon”, Pejë; me 7 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 3 të bronzta në vendin e dytë u radhit KXh “Trepça”, Mitrovicë; me 6 medalje të arta, 3 të argjendta, dhe asnjë të bronztë në vendin e tretë radhitet KXh “Peja”, Pejë; dhe me 4 të arta, 6 të argjendta, dhe 7 të bronzta në vendin e tretë radhitet KXh “Gjilani”, Gjilan.
Medaljet e arta sipas grupmoshave dhe kategorive:
U13
Meshkujt:
Kategoria -26kg
Ali Bashota, “Trepça”, Mitrovicë
Kategoria -30kg
Ali Hazic, Mali i Zi
Kategoria -38kg
Anuar Sahara, “Peja”, Pejë
Kategoria -42kg
Ergin Zekaj, “Peja”, Pejë
Kategoria -46kg
Jon Shala, “Peja”, Pejë
Kategoria -50kg
Aleon Gjakova, “Ippon”, Pejë
Kategoria -55kg
Rion Shabani, “Gjilani”, Gjilan
Kategoria -60kg
Norik Krasniqi, “Ippon”, Pejë
Kategoria +60kg
Amin Duraku, “Trepça”, Mitrovicë
Femrat:
Kategoria -24kg
Feroza Abazi, “Gjilani”, Gjilan
Kategoria -28kg
Qendresa Bytyqi, “Ippon”, Pejë
Kategoria -32kg
Soreja Berisha, “Ippon”, Pejë
Kategoria -36kg
Teuta Marku, “Ippon”, Pejë
Kategoria -40kg
Emira Zabelaj “Ippon”, Pejë
Kategoria -44kg
Mila Sojmilovska, Maqedoni e Veriut
Kategoria -48kg
Alea Reshitaj, “Ippon”, Pejë
Kategoria -52kg
Yllka Alimehaj, “Ippon”, Pejë
Kategoria -57kg
Bejza Llonqari, “Ippon”, Pejë
U15
Meshkujt
Kategoria -38kg
Salahudin Salihovic, Mali i Zi
Kategoria -42kg
Melos Berisha, “Peja”, Pejë
Kategoria -50kg
Jon Haxhiu, “Peja”, Pejë
Kategoria -55kg
Jon Cimili, “Trepça”, Mitrovicë
Kategoria -60kg
Nora Kuka, “Ippon”, Pejë
Kategoria -66kg
Floran Taraku, “Ippon”, Pejë
Kategoria +73kg
Damir Bibic, Mali i Zi
Femrat
Kategoria -36kg
Norgena Berisha, “Ippon”, Pejë
Kategoria -44kg
Delvina Ibishi, “Trepça”, Mitrovicë
Kategoria -48kg
Marela Shala, “Trepça”, Mitrovicë
Kategoria -57kg
Elma Veseli, “Trepça”, Mitrovicë
Kategoria -70kg
Arba Hasanaj, “Ippon”, Pejë
Kategoria +70kg
Tiara Bajrami, “Sankaku”, Fushë Kosovë
U18
Meshkujt
Kategoria -50kg
Deivi Caka, Shqipëri
Kategoria -55kg
Riad Kasapi, ‘Trepça”, Mitrovicë
Kategoria -60kg
Riduan Kabashi, “Ippon”, Pejë
Kategoria -66kg
Ron Reshitaj, “Ippon”, Pejë
Kategoria -73kg
Art Lila, “Peja”, Pejë
Kategoria -81kg
Ermir Bytyqi, “Kastrioti”, Ferizaj
Kategoria +90kg
Bardh Maliqi, “Gjilani”, Gjilan
Femrat
Kategoria -48kg
Besjana Gashi, “Sankaku”, Fushë Kosovë
Kategoria -52kg
Elita Gashi, “Ippon”, Pejë
Kategoria -57kg
Erlule Musaj, “Ippon”, Pejë
Kategoria -63kg
Amina Adzajlic, “Ippon”, Pejë
Kategoria -70kg
Jetesa Baliu, “Kastrioti”, Ferizaj
Kategoria +70kg
Ruvejda Llonqari, “Ippon”, Pejë