Në Gjilan është arrestuar i dyshuari i cili pas një konflikti verbal i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.
“Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thunet në raportin e policisë.
Në rastin tjetër, në Viti, është arrestuar një i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje verbale ka tentuar ta sulmojë bashkëshorten e tij.
“Sipas viktimës edhe më parë nga i dyshuari kishte pasur dhunë psikike por rastin nuk e kishte raportuar në Polici. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thonë autoritetet policore.