DYLON

Haziri: Elda Maliqi po e bënë krenar Gjilanin dhe Kosovën në Norvegji

Haziri: Elda Maliqi po e bënë krenar Gjilanin dhe Kosovën në Norvegji
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të pritjes për bashkatdhetarët, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim sportisten Elda Maliqi, e cila është e profilizuar në fushën e gjimnastikës ritmike në Norvegji.

Kryetari Haziri i ka uruar mirëseardhje në Gjilan, duke e falënderuar që, siç tha, po e bënë krenar Gjilanin dhe Republikën e Kosovës me sukseset e saj në këtë fushë.

“Elda ka pasur rezultate jashtëzakonisht të mira në këtë sport që është shumë I zhvilluar në Norvegji dhe me një konkurrencë të ashpër. Ajo është gjilanasja më e madhe që jeton atje dhe më e reja me moshë. Me rezultatet e saj, n aka bërë krenar të gjithëve. Besoj shumë që do ta dëgjohjmë emrin e saj edhe në aspektin professional. Besoj shumë që Federata e Atletikës së Kosovës dhe klubet në Gjilan kanë çka të mësojnë nga ajo. I uroj shumë suksese edhe në të ardhmen”, tha Haziri.

EkoHigjiena

Sportistja Elda Maliqi dhe babai i saj, Arsimi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen, mbështetjen dhe organizimet e shumta për respekt ndaj bashkatdhetarëve.

Përndryshe, Elda Maliqi është në mesin e top dhjetë atleteve më të mira në Norvegji, duke rrëmbyer disa herë medaljen e artë, të argjendtë dhe të bronztë, në garat nacionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.